Policia Kufitare në dy operacione të ndryshme ka arritur që të zbulojë dy tentativa të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se gjatë kontrollit në Qafë Thanë në një automjet tip “BMW” që drejtohej nga një belg është gjetur drogë.

Mjeti drejtohej nga M. W., 21 vjeç, banues në Belgjikë dhe atij iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë në një operacion tjetër në Kakavijë është kontrolluar një motoçikletë që drejtohej nga qytetar në Polonia, 37 vjeç me iniciale P.W., dhe u zbulua një tjetër sasi lënde narkotike.

Të dy këta shtetas të huaj janë vënë në pranga dhe tashmë do të përballen në gjykatë me akuzën e trafikut të drogës.