Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në Ndroq.
Sipas infromacioneve paraprake, mësohet se është ekzekutuar me armë shtetasi Alfred Dedja.
Policia është në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.





