Një servis makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Pukës.

Mësohet se zjarri është shkaktuar gjatë saldimit të një automjeti tip ‘Skoda’. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e zjarrit është dëmtuar mjeti dhe ka marrë lëndime të lehta punonjësi që po kryente saldimin.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.
Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.