Një punonjës i Policisë Ushtarake dhe pronari i një lokali janë vënë në hetim pas një sherri mes tyre, që sipas policia ka ndodhur një natë më parë.
Policia bën me dije se punonjësi i Policisë Ushtarake ka kanosur me armën e shërbimit pronarin e lokalit.
Mësohet se i kanosuri kishte punësuar në mënyrë të paligjshme efektivin si punonjës sigurie në lokalin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 34 vjeç dhe E. F., 33 vjeç. Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi nga veprimet hetimore të kryera për një konflikt të ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Korçë, dyshohet se shtetasi E. F., 33 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin V. B., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi M. C., pronari i lokalit, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin E. F., si punonjës sigurie në lokal. Arma e shërbimit e shtetasit E. F. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.