Gjykata e Sarandës ka dhënë dënim maksimal për ish-mësuesin sarandiot të fshatit Kopacez të Delvinës, Kadri Nora.

74-vjecari Nora është dënuar me 10 vite burg për “vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe 5 vite burg për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, por në bashkim të dënimeve u dënua në total me 12 vite burgim. Vendimi është dhënë në 7 korrik nga gjyqtari Shkelzen Licaj.

Në 20 janar 2020, Nora plagosi me armë zjarri Martin Dedën. Ditën kur ky i fundit do të shpërngulej familjarisht nga fshati Kopacez. Deda mori vetëm një plumb në këmbë, duke i shpëtuar atentatit.

Kadri Nora pretendon se Martin Deda i ka vrarë dajlin e tij në shtator të vitit 2015, në vendin e quajtur Pigadhë të fshatit Kopaçëz.