Një celular inteligjent mund të zgjasë nga 2-8 vjet, në varësi të markës, mirëmbajtjes dhe përdorimit. Zakonisht është e lehtë të kuptohet se celularit po i vjen fundi pasi gjërat thjesht nuk funksionojnë.
Por që mos të mbeteni “skllav” i momentit të fundit dhe t’ju duhet të blini një celular me urgjencë, ka disa sinjale që tregojnë se pajisja po mbyll ciklin e saj dhe të merrni masat për ta zëvendësuar.
Bateria konsumohet shpejt
Ky është një nga treguesit kryesorë se celulari është gati në përfundim të jetëgjatësisë së tij. Sipas Apple, një iPhone mund të karikohet plotësisht rreth 500 herë përpara se kapaciteti i baterisë të ulet në 80%. Kjo do të thotë se celulari që më parë mund të rezistonte deri në 10 orë pas karikimit, tani arrin në 8 orë.
Në pajisjet Android, bateritë zgjasin 2-3 vjet. Bateritë e celularëve janë me jone litiumi ndaj kanë jetëgjatësi të kufizuar. Nëse vini re probleme me të, duhet të zëvendësoni baterinë ose celularin.