Leo Mesi është shpallur lojtari i vitit 2024 në Amerikë. Sulmuesi argjentinas nuk ia doli të fitojë kampionatin me Inter Majemin, megjithatë fitoi çmimin më prestigjioz për lojtarë.
Argjentinasi nuk e fshehu pengun, që nuk shkoi në finale për fitimin e titullit.
“Do doja ta merrja këtë çmim në një situatë tjetër duke luajtur në finalen e së shtunës. Por ky është futbolli. Kishim një ëndërr të bëheshim kampionët e MLS këtë vit. Nuk ndodhi. Por vitin tjetër do të kthehemi më të fortë dhe do e provojmë sërish”, – u shpreh Mesi.
Kujtojmë se finalja luhet nesër në orën 22:00 mes LA Galaksi dhe NY Red Bulls.