Kombëtarja Shqiptare e Minifutbollit është kualifikuar në çerekfinalet e Botërorit. Ky sukses vjen pasi Kuqezinjtë mundën me rezultatin 3-0 Belgjikën, duke u renditur në mes tetë të mirëve në këtë kompeticion.

Në çerekfinale, ku Shqipëria arrin për herë të parë,do të luajë me vendin organizator, Omanin. Takimi do të zhvillohet të shtunën.