Një sfidë shumë e luftuar ishte ajo mes Vllaznisë dhe Teutës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për javën e tetë në Kategorinë e Parë të basketbollit për vajza. Takim mes dy rivaleve për zonën “play off”, ku në fund festoi ekipi bregdetar.
Kështu Teuta triumfoi me rezultatin e ngushtë 71-73 (24-23, 15-18, 17-19, 15-13), duke dalë me 2 pikë të vyera nga kjo transfertë. Tea Jaçe me 22 pikë e 11 kërcime, Aniylah Bryant me 26 pikë dhe Jainaya Jones me 16 pikë, 14 kërcime dhe 8 asistime udhëhoqën Teutën drejt fitores.
Nga ana tjetër në radhët e Vllaznisë, skuadër që luan me ekip 100% “bio”, të dalë nga akademia, spikati e përhershmja Bernarda Rreshpja, autore e 34 pikëve.