Policia ka arrestuar shoferin 33-vjeçar pas një aksidenti të rëndë në Dimal, ku u përfshinë dy automjete dhe humbi jetën një 78-vjeçar.
Raportohet se mjeti ku udhëtonte i riu u përplas me makinën tip “Seat”, me drejtues 41-vjeçarin me iniciale A. G., ku udhëtonte viktima.
“Arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi mbasditen e djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip “Hyundaj”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A. G., 41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Seat”,”- njoftoi policia.