Ditën e sotme është regjistruar një plagosje e një 13-vjeçari pas një sherri në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pas një sherri me bashkëmoshatarët pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri është gjendje të stabilizuar te spitali i Traumës.

I mituri mësohet se ka marrë goditje kryesisht në kokë. 13-vjeçari ka marrë hematoma të ndryshme në trup, kryesisht në kokë, dhe tek njëri sy. Ai ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Sipas raportimeve sherri ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshjeje basketbolli. Në konflikt janë përfshirë pesë adoleshentë. Gjithashtu mësohet se 4 adoleshentët që u përfshinë në konflikt janë shoqëruar në komisariat.