Një 51-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme teksa po punonte. Sipas informacioneve policore viktima ka humbur jetën, pasi gjatë rregullimit të një eskavatori, është shkëputur transmisioni i këtij dhe i ka rënë sipër.
“Më datë 10.12.2024, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi F. P., 51 vjeç, banues në Malaj, Mirditë. Nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës. Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.