Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e cila aktualisht mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretares Kryesore, ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili një ditë më parë u shpall kampion i antikorruspsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ka qenë Ambasada e SHBA në vendin tonë,e cila ka bërë publik urimin e Kim për Altin Dumanin.

Me anë të një postimi në “X” ambasada ka bërë publik takimin e Kim me Dumanin menjëherë pas ceremonisë së DASH.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.