Një market është vjedhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Golem i vogël të Lushnjes.

Mësohet se dëmi i shkaktuar është mbi 10 milionë lekë të vjetër.

Dyshohet se në vjedhje kanë marrë pjesë mbi 2 persona. Autorët hynë nga pjesa e pasme duke prerë hekurat dhe këputën kabllin e internetit për të pamundësuar regjistrimin e kamerave të sigurisë.

Përveç vjedhjes së marketit, autorët morën edhe automjetin e parkuar të komshiut pranë.

Por policia ka arritur që të kapë njërin prej bashkëpunëtorëve të vjedhjes, të cilit iu gjet edhe makina e vjedhur e komshiut, ku brenda gjetën një pjesë të mallrave që ishin marrë në market.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të kapur autorët e tjerë të përfshirë në vjedhje.