Një 68-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në fshatin Libofsh të Fierit.
Policia bën me dije se sot rreth orës 11:50, në një lokal në fshatin Libofshë, Fier, shtetasi S. D., 68 vjeç, banues në fshatin Libofshë, nuk është ndjerë mirë.
Gjatë transportimit për në spital, ai ka humbur jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.
Njoftimi i policisë
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:50, në një lokal në fshatin Libofshë, Fier, shtetasi S. D., 68 vjeç, banues në fshatin Libofshë, nuk është ndjerë mirë. Gjatë transportimit për në spital, ai ka humbur jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.