Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm, që në vitin 2019 e dënoi atë përfundimisht me 10 vite burg.
Trupa gjykuese nuk e mori parasysh rekursin e Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.
Ky i fundit u dënua në 17 tetor 2019 përfundimisht me 10 vite burg, për kryerjen e veprave penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” dhe “pastrim të parave”.
Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili përfitoi ulje të 1/3 të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 10 vjet. Vendimi u la në fuqi nga Apeli.