Në kuadër të realizimit të projektit të “Unazës së Madhe” dhe “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, zona 5 Maji”, IKMT ka planifikuar ditën e sotme në orën 14:00 demolimin e urës së Babrroit, e cila do të realizohet me shpërthim të kontrolluar.  

Gjatë procesit të demolimit, do të ketë masa strikte sigurie dhe do të ndalohen kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës njoftohen të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se për arsye sigurie do të ndërpritet qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë.

Gjatë kësaj periudhe, do të ndalohet kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë do të jenë të pranishme në terren për t’u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit.