Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për veprën penale të “Vjedhjes”.
Blutë njoftojnë se këta dy persona i kanë vjedhur një shtetasi një çantë ku mbante 70 000 lekë dhe paketa me cigare.
Njoftimi:
I vodhën një 45-vjeçari, në rrugë, çantën ku mbante një shumë parash dhe steka me paketa me cigare, menjëherë pas kallëzimit të tij, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Gjenden dhe sekuestrohen shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare.
Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga një 45-vjeçar, se dy shtetas i kishin vjedhur në rrugë, çantën ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan autorët e dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
P. C., 39 vjeç dhe A. N., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Gjat kontrollit në një ambient ku qëndronin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. N., u gjetën shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.