Pas masakrës së Magdeburgut në Gjermani, edhe në Greqi organet kanë marrë masa të veçanta për sigurinë.

Konkretisht, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur orët e fundit nga drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes së qytetarit u vendos që të vihen në fuqi masat e shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme.

Ndër masat kryesore janë patrullimet intensive në grupe nga policë me unifromë, por edhe civilë, kryesisht në rrugët kryesore tregtare dhe qendrat tregtare.

Në kufijtë e vendit, pikat tokësore por edhe aeroportet, do të ketë mbikëqyrje të shtuar, ndërkohë që autoritetet greke janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për çdo informacion që mund të jetë i dobishëm.

Masat në Greqi ndjekin ato që kanë deklaruar tashmë Britania e Madhe dhe Italia, për periudhën e Krishtlindjes.