Po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku po diskutohet në lidhje me kërkesën e PD-së për të ngritur një komision hetimor për projektin e Portit të Durrësit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo është një çështje e interesit publik dhe është e detyrueshme transparenca.

“Kërkesa për komision hetimor është çështje konkrete. Një afere korruptive qindra milionë euro.

Faljen e tokës publike bashke me portin tek një firme private dhe ndërtimi i një porti te ri.

Objekti i hetimit është konkret dhe puna e kuvendit është pikërisht kjo. Është çështje e interesit publik dhe ne e kemi detyre te bëjmë transparence.

Aty mund te jene para te pista qe po investohen dhe kuvendi ka te drejte te hetoje, sic ka te drejte te kontrolloje prishjen e te gjitha marrëdhënieve kontraktuale te meparshme.

Kuvendi ka te drejte te hetoje edhe se ca po ndodh me portin e ri.

Na u tha qe do jete me fature zero nga buxheti i shtetit sot na thuhet do të kushtojë 1 miliard.. nuk ka asnjë vendim te Gjykates Kushtetuese, ku thuhet se në qofte se çështja është ne Strasburg nuk mund te kete hetim parlamentar.

E kunderta është thënë.

Ne cdo vendim thuhet se Kuvendi ka rol kontrollues dhe duhet te beje kujdes qe te mos ketë mbivendosje kompetencash”, tha ai.