Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Grmash-Kushov, ku një minibus ka dalë nga rruga.

Për pasojë, një pasagjer 30-vjeçar ka humbur jetën ndërsa 9 persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezik për jetën, sipas burimeve zyrtare.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibus  me drejtues shtetasin A.Xh.,  banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një pasagjer, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin  Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë,  jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë  nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibusi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet dhe  grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.