Prurje e re në stafin e Bylisit. Pranë trajnerit Nevil Dede, si krahu i tij i djathtë ishte ish-sulmuesi i njohur, Fjodor Xhafa. Ndeshja mes Teutës dhe Bylisit kishte edhe momentet e saj më pikante.
* Ekipi i Teutës, mbërriti në “Niko Dovana” rreth orës 14:40 minuta ku pasi lojtarët panë gjendjen e fushës, hynë menjëherë brenda për analizën e prag ndeshjes.
* Para startit të sfidës, futbollistë të të dyja kampeve kërkojnë ndihmën e Zotit për pak më shumë fat gjatë 90 minutave.
* Trajneri Martini në pjesën e parë i kërkon Tomës të jetë më i përfshirë në lojë, të mos qëndrojë statik në një pjesë të fushës.
* Dede nervozohet me Sulovarin. “Hajde mer burrë shpejt, ça bën tre minuta për t’u bërë gati”, bërtet trajneri.
* “Sulmo o Boçi sulmo, shkoi afër, mos e lër ta luaj topin aty” thërriste Martini nga pankina.
* “Hasanbelli, herën tjetër ndryshoje më shpejt krahun” thërriste Dede nga pankina.