Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të rrëzimit të avionit me 67 persona në bord në qytetin Aktau në Kazakistan në orët e para të kësaj të mërkure.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shpreh ngushëllimet për vendet e prekura nga tragjedia, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin teksa uron që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre.
“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Kryeministri Rama në “X”.
Si pasojë e ngjarjes. 35 persona humbën jetën, ndërsa 32 shpëtuan të gjallë. Avioni i tipit “Emberaer 190” ishte nisur nga Bakuja, kryeqyteti i Azerbajxhanit drejt Groznit në Rusi, por fluturimi u devijua drejt Kazakistanit për shkak të mjegullës së dendur në kryeqendrën e rajonit të Çeçenisë.