Një sherr për arsye banale, ka përfunduar në plagosjen e një 28-vjeçari shqiptar në Itali.

Autor i plagosjes është një 47-vjeçar senegalez, i cili e qëlloi shqiptarin me një palë gërshërë, në fermën ku të dy ata punonin në zonën e Galipolit.

Mësohet se i riu shqiptar ka marrë plagë të rënda në sy, çka i shkaktoi atij humbjen totale të shikimit në të, ndërkohë që sulmuesi u arrestua nga ana e Policisë.

Identiteti i shqiptarit që ka mbetur i plagosur nuk bëhet i ditur.