Një 38-vjeçar është arrestuar pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes për motive të dobëta. 

Mësohe se në pranga të policisë ka rënë Gjin Ndreca, 38-vjeç, banues në Kurbin.

Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal për shtetasit me inicialet D. M., banues në Tiranë dhe Gj. P., banues në Burrel.

Në aksin rrugor Rrubik-Rrëshen, punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale për Sigurinë e Autostradave kanë konstatuar një mjet tip kamion duke transportuar inerte, brenda orarit të kufizimit të lëvizjes në fundjavë. Pas kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se mjeti ishte pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i plotë 

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Gjithashtu, procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. N., 38 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë,ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë proceduan penalisht shtetasit D. M., banues në Tiranë dhe Gj. P., banues në Burrel.

Nlë aksin rrugor Rrubik-Rrëshen, punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale për Sigurinë e Autostradave kanë konstatuar një mjet tip kamion duke transportuar inerte, brenda orarit të kufizimit të lëvizjes në fundjavë. Pas kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se mjeti ishte pa dokumentacionin përkatës.

Shtetasit e lartpërmendur kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk i janë bindur urdhrit të tyre për masën administrative për shkeljet e konstatuara dhe për sekuestrimin e mjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.