Kreu i Partisë Demokratike Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar sërish në rrjete sociale për problemin e mbetjeve urbane të Durrësit.
Duke bërë krahasimin me situatën e regjistruar në Napoli, Itali, ku për rreth 30 vite mafia Camorra kontrolloi mbledhjen e mbeturinave, Xhaferaj thotë se “e njejta skeme korruptive dhe mafioze po perseritet ne Shqiperi dhe eshte mese e dukshme ne Durres.”
Xhaferaj thekson se megjithëse dy skenarët e tjerë për trajtimin e mbeturinave rurbane të Durrësit kishin kosto disa herë më të vogël, “Rilindja zgjedh te paguaje shume here me shume per te trajtuar mbetjet ne Sharre ne vend te zgjidhjeve me ekonomike si ndertimi i inceneratoreve ne Manze apo Gjepalaj me vlera 5.5 dhe 11 milione euro respektivisht”.
Sipas tij kjo është një aferë korruptive që duhet hetuar nga SPAK.
“Qartesisht, kjo ceshtje eshte jo vetem nje afere korruptive por edhe mafioze dhe PD do te vazhdoje ta denoncoje gjersa SPAK te veproje”,– shkruan Xhaferaj në një reagim në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Prej vitit 1980 dhe per me shume se 30 vite, Camorra ka kontrolluar sistemin e mbledhjes se mbeturinave ne zonen e Napolit. Monopolizimi qe mafia i beri trajtimit te mbeturinave ne kete qytet coi ne nje krize mjedisore, shendetesore dhe ekonomike per qytetin.
E njejta skeme korruptive dhe mafioze po perseritet ne Shqiperi dhe eshte mese e dukshme ne Durres. Ne nje veprim tipik te stilit te Rilindjes, para 3 vitesh Rama deklaroi mbylljen e landfillit te Porto Romanos per ta kthyer ne nje ekopark me vlere 15 milione Euro. U mendua per fasaden, pa zgjidhur problemin kyc te trajtimit te mbeturinave. Si rrjedhoje, problemi i mbledhjes se mbeturinave ne Durres eshte bere alarmant me efekte ne mjedis, ne shendetin publik dhe ne turizem.
Teksa sot mbeturinat e Durresit trajtohen ne landfillin e Sharres, me nje kosto shtese per Bashkine dhe per cdo Durrsak taksapagues, qeveria vendos qe kjo te behet zgjidhja permanente. Nga tre skenare te mundshem, per hir te korrupsionit e jo te zgjidhjes ne menyre efektive te nje problemi krejt bazik, Rilindja zgjedh te paguaje shume here me shume per te trajtuar mbetjet ne Sharre ne vend te zgjidhjeve me ekonomike si ndertimi i inceneratoreve ne Manze apo Gjepalaj me vlera 5.5 dhe 11 milione euro respektivisht.
Qartesisht, kjo ceshtje eshte jo vetem nje afere korruptive por edhe mafioze dhe PD do te vazhdoje ta denoncoje gjersa SPAK te veproje.