Policia ka arrestuar një burrë të armatosur me thikë pasi ai ka tentuar të hyjë në rezidencën e kryeministrit belg ditën e sotme. Personi i armatosur tentoi të hyjë në rezidencën e kryeministrit, Alexander De Croo, këtë të hënë ndërsa policia ushtarake arriti ta neutralizonte menjëherë.

Barend Leyts, drejtori i zyrës së komunikimit të kryeministrit, Alexander De Croo, konfirmoi incidentin për Belga News Agency. “Personi është dërguar në komisariat. Policia ushtarake nuk është lënduar gjatë ndërhyrjes”, – tha Leyts.

Ndërkohë vetë kryeministri reagoi me anë të një postimi në X për ngjarjen.

“Jam i tronditur nga incidenti. Dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për oficerët e policisë ushtarake. Situata po monitorohet nga afër së bashku me policinë. Jemi të lehtësuar që askush nuk u lëndua gjatë ndërhyrjes”, – shkroi kryeministri në X.