Shtetasi me inicialet G.R është paraqitur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore pasi kishte thyer dorën.

Sipas uniformave blu rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. B.

Në dëshminë e tij në polici shtetasi me inicialet G.R tha se kushëriri i gruas e ka qëlluar me pistoletë duke mos e kapur asnjë nga plumbat. Ai pohoi se sapo pa personin që nxori pistoletën u hodh nga motori ku ka thyer dhe dorën.

Por nga vërtetimet e mëpasshme të policisë së Vlorës ka rezultuar se personi në fjalë nuk është goditur me pistoletë dhe nuk ka qenë ngjarje siç ai ka pretenduar. Më saktësisht në vendngjarje policia e Vlorës s’ka gjetur asnjë gëzhojë teksa raporton për një konflikt mes tij dhe kushëririt të gruas.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.