Fiku i detit është një bimë frutore tradicionale me emrin botanik Opuntiaficus-indica që i përket familjes së kaktusit. Fiku i detit që të huajt e njohin si “dardha me gjemba” është edhe frut edhe perime.
Gjethet e gjelbra e të mëdha që përdoren në gatime për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive konsiderohen si perime.
Ndërkohë që kokrrat që çel bima konsiderohen frut. I gjithë fiku është i pasur me shumë vlera ushqimore.
Në Shqipëri, fiku i detit është rritur kryesisht në gjendje të egër, por gjithashtu kultivohet sidomos në zonat plot diell dhe ngohtësi të vendit.
Gjatë gushtit dhe shtatorit dalin në treg sasi jo të vogla të këtij fruti, që tregtohet me çmimin 100-150 Lekë për kilogram për produktin e vendit.
Ndërkohë gjenden edhe fiq deti të importuar sidomos prodhim nga Afrika Veriore që tregtohen me çmim shumë më të lartë që kap edhe 600 Lekë për kilogram.
AgroWeb ju fton të mos ngurroni të zgjidhni produktin shqiptar pasi është krejt cilësor.
Përfito nga vetitë e këtij fruti
Lufton inflamacionin
Fruti është në gjëndje të luftojë inflamacionin në muskuj, arterie, traktin gastrointestinal dhe sistemin kardiovaskular.
Për më tepër, pjesa frutore e bimës është në gjendje të shërojë dhimbjet tek njerëzit që vuajnë nga infeksionet në fshikëzën e urinës dhe gurët në tëmth.
Fruti përmban flavonoidë që luftojnë radikalet e lira dhe neutralizojnë molekulat që shkaktojnë dëme tek qelizat.
Shumë studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah vetitë anti-inflamatore të këtij druri frutor dhe kokrrave të tij, sidomos kundër ulçerës.
Fuqizon sistemin imunitar
Substancat e shumta të këtij druri frutor ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studime tek kafshët kanë treguar që shumë prej këtyre substancave ngadalësojnë ritmet e rritjes së tumorëve.
Antioksidantët
Fiku i egër është i pasur me antioksidantë të njohur të cilët ngadalësojnë plakjen e parakohshme, forcojnë qelizat e shëndetshme dhe detoksifikojnë organizmit.
Lufton kolesterolin
Sasia e lartë e fibrës së tretshme lufton kolesterolin e keq dhe parandalon rritjen e tij në nivele të dëmshme.
Fiku i detit përmban pektinë, dhe shumë element të tjerë që janë aktivë në uljen e kolesterolit të keq dhe ruajnë yndyrnat e shëndetshme.
Lufton diabetin
“Fiqtë me gjemba” janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e diabetit që nuk varet nga insulina.
Studimet kanë nxjerrë në pah që substancat dhe ushqyesit e fikut të detit ulin dhe ekuilibrojnë tensionin e gjakut, por edhe sheqerin në gjak duke frenuar mëlçinë të çlirojë glukozë në gjak.
Fiku i detit përmban pektinë fibroze që zbut simptomat e diabetit dhe nevojën për insulinë. Fibra e patretshme gjithashtu ul nevojën për të ngrënë gjithë kohës duke qenë se ju jep ndjesinë e ngopjes.
Përmirëson tretjen
Fibra tek fiku i detit përmirëson funksionet e aparatit tretës siç janë përthithja e lëngjeve të tepërta dhe përshpejtimi i lëvizjes së zorrëve.
Kjo fibër minimizon dhe ngadalëson qelizat kancerogjene në zorrën e trashë të cilat kanë fuqinë të rriten dhe zhvillohen shpejt.
Ushqyesit
Fiku i detit është i pasur me minerale dhe vitamina siç janë vitamina A, C, K, B6, riboflavina dhe kalciumi.
Ndihmon prostatën
Përbërësit e fikut të detit kanë vlera në trajtimin e një sëmundje të njohur si benign prostatic hyperplasia (BPH). Ekstraktet e fikut të detit bllokojnë enzimat që janë përgjegjëse për uljen e niveleve të testosteronit.
Mbrojnë neuronet
Kërcenjtë, gjethet dhe frutat e fikut të detit përmbajnë një sërë substancash dhe antioksidantësh që janë të fuqishme për mbrojtjen e nervave. Rrjedhimisht ato mbrojnë qelizat e trurit nga dëmet e ndryshme./AgroWeb.org