Një 36-vjeçar, punonjës i IKMT-së në Himarë u arrestua nga policia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet pasi në muajin maj u arrestuan dhe dy bashkëpunëtorë të tij ndërsa një tjetër është në kërkim.

Në pranga këtë të hënë ka rënë 36-vjeçari me iniciale M.N. ndërsa më herët janë arrestuar R. H. dhe E. Z. e i shpallur në kërkim është Dh. B.

Të tre ata janë ish-punonjës të Inspektoratit të Kontrollit e Mbrojtjes së Territorit dhe akuzohen se kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm e disa ndërtesave në Himarë kundrejt pagesës.