Operacioni policor i koduar “Kuman”, i zhvilluar nga policia e Fierit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Forca e Posacme “Shqiponja”, çojë në arrestimin e dy personave.

Bëhet fjalë për shtetasit: Ylli Shurdha, 60-vjeç dhe Miken Shurdha, 34-vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Kuman”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Forca e Posacme “Shqiponja”.

Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kuman”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ylli Shurdha, 60 vjeç dhe Miken Shurdha, 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.