Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në shezlong, në plazhin e Radhimës.
Mësohet se viktima është Kujtim Shabani, banues në Korçë, me profesion mjek.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se Shabani ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





