Dita e parë e “Australian Open” është ndërprerë nga reshje të dendura shiu dhe stuhi në Melbourne. Ndeshjet në turneun Grand Slam hapës të sezonit nisën sipas planit në orën 11:00 me kohën lokale (00:00 GMT) të dielën. Megjithatë, lojtarët në fushat e jashtme u detyruan të ndalnin lojën rreth një orë më vonë. Lojërat rifilluan në Melbourne Park rreth orës 18:00 me kohën lokale (07:00 GMT), por pesë ndeshje u anuluan. Moti i lagësht bëri që vetëm ndeshjet e planifikuara në Rod Laver Arena, Margaret Court Arena dhe John Cain Arena, të gjitha të pajisura me çati, të vazhdonin.
Shiu i madh e pengon ditën e parë të “Australian Open”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përplasjet me Spiropalin/ Rama: Dy herë e fala, të tretën jo më
Dinamo City fiton Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi, mposht Egnatian 3-2 në finale
Fjalët e prindërve që duken të pafajshme, por lënë plagë të thella te fëmijët
I dërguari i Bordit të Paqes për Gazën: Hamasi duhet të çarmatoset, jo të zhduket





