Gjykata e Apelit ka dhënë këtë të hënë vendimet për bandën e grabitësve të blindave me para në rrugën e Rinasit.

Kështu, Dash Kupa u dënua 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg.

Ndërsa bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja u dënuan me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Bëhet fjalë për dy grabitje blindash në Rinas dhe një bankë të nivelit të dytë të ish-stacioni i Trenit.