Këtë të martë, pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike mbi vendin tonë.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale afatshkurtra kthjellimi, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në relievet malore në verilindje dhe juglindje vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të herëpashershme dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen në bregdet  1/11°C, në vendet e ulëta -3/ 12 °C dhe e zonat malore -9/4 °C.