Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Britani,  ministri i Shëndetësisë , Sajid Havid është shprehur se autoritetet shëndetësore po shqyrtojnë mundësinë për rikthimin e masave kufizuese në muajin shtator.

Konkretisht, më 23 shtator, do të ketë një rishikim të situatës. Në të njëjtën kohë, në Britani ekziston shqetësimi për mutacionin indian pasi ai përbën mbi 90% të rasteve.

Havid thotë se përpara se Boris Johnson të konfirmojë se vendi i tij do të hyjë në rrugën e normalitetit absolut nga 19 korriku, masat do do të shikohen përsëri.

Numri i lartë i tifozëve të futbollit në Wembley kanë ngritur nivelin e alarmit për një shpërthim në masë të virusit. Mëgjithatë, ministri thekson se është koha të kthehemi në normalitet, përndryshe ky hap nuk do të ndodhë kurrë.