Lumi Sarandi që kalon në periferi të kryeqytetit argjentinas në Buenos Aires është kthyer në ngjyrë të kuqe, duke shqetësuar dhe alarmuar banorët e zonës.
Fotot dhe videot tregojnë ujin me ngjyra të theksuar të kuqe. Lumi derdhet në grykëderdhjen e Rio de la Plata.
Fenomeni ende i pashpjeguar nga autoritetet ka ndodhur në komunën e Avellanedës dhe ka rritur dyshimet për praninë e substancave toksike në lumë, ndoshta të prodhuara nga mbetjet industriale, pasi është një qytet me shumë fabrika.

Raportet e mediave lokale sugjerojnë se ngjyra mund të jetë shkaktuar nga hedhja e ngjyrës së tekstilit, ose nga mbetjet kimike nga një depo aty pranë.
Ministria e Mjedisit tha në një deklaratë se mostrat e ujit ishin marrë nga kanali i Sarandit për të përcaktuar shkakun e ndryshimit të ngjyrës.

Autoritetet vendore kanë marrë ndërkohë mostra uji për të kryer analizat për të bërë të mundur zbardhjen e shkakut të këtij fenomeni shqetësues.






