Mbi 20 demokratë kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për t’u bërë pjesë e primareve në Durrës.

Sipas një listeje jo zyrtare, që “DurrësLajm” disponon janë 23 anëtarë të Partisë Demokratike që pritet të bëhen pjesë e garës.

Jo domosdoshmërisht të gjithë emrat që po publikojmë më poshtë mund të jenë pjesë e garës, pasi do të jetë kryesia e PD-së që do të vendosë për listën përfundimare të kandidaturave.

Sipas burimeve zyrtare pranë PD-së, lista finale me emrat e demokratëve, që do të bëhen pjesë e garës së datës 1 mars pritet të publikohet ditën e nesërme.

Në listën paraprake, bie në sy se pritet të përfshihen në garë emra të njohur të PD-së lokale si kreu aktual Luan Hoti, nënkryetarët Astrit Xhaferri, Dritan Burgija, ish-deputetët Igli Cara dhe Fatbardha Kadiu, ish-kandidatja për deputete Manjola Luku, mjekja Edlira Shemsi, sekretarja për marrëdhënien me publikun Viola Kapidani, kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari etj.

Pjesë e primarëve të Durrësit pritet të jenë edhe emra të njohur të PD-së qendrore si sekretarja e marrëdhënieve me Publikun Jola Hysaj, zëdhënësja e PD, Floriana Garo, ish-drejtori i policisë së qarkut Durrës Emri Vata etj.

Më herët gjatë ditës, dy figura të njohura të PD Durrës, deputeti Ferdinand Xhaferaj dhe ish-kreu i FRPD Artion Barjamaj deklaruan mos përfshirjen në garën e primareve.

Lista me emrat e kandidatëve për primaret në Durrës e Shijak:

  1. Emri Vata
  2. Shyqyri Myrtollari
  3. Ilirjana Kucana
  4. Jola Hysaj
  5. Morena Boja
  6. Ermal Varaku
  7. Floriana Garo
  8. Skënder Dika
  9. Nasild Alikaj
  10. Bislim Ahmetaj
  11. Manjola Luku
  12. Silvia Gjepali
  13. Armand Dervishi
  14. Fatbardha Kadiu
  15. Astrit Xhaferri
  16. Sabah Jemishta
  17. Ndrec Pjetri
  18. Arian Dedej
  19. Viola Kapidani
  20. Luan Hoti
  21. Edlira Shemsi
  22. Igli Cara
  23. Dritan Burgija

M.B.