Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos do të vizitojë Tiranën më 13-14 mars.

Komisionerja pritet që në vizitën e saj në Shqipëri të takojë Kryeministrin Edi Rama si dhe përfaqësues të opozitës shqiptare.

Ndërkohë Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos e pranishme në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih që u mbajt më 16 shkurt, së bashku me kryeministrin Rama tha se duhet përshpejtuar procesi i integrimit për vendet aspirante për integrimin në BE.