Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, ku po rikonstruktohen dy ndërtesat.

Rama tha se këto ambiente do të jenë të pajisura me laboratorë modestë, salla leksionesh dhe ambiente studimesh duke krijuar  kushte më të mira për studentët. Sipas tij, ky është një nga investimet më të rëndësishme në arsimin e lartë.

“Në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku po merr formë një investim madhor, i cili po e transformon tërësisht Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave me rilindjen e dy ndërtesave ekzistuese, ndërtimin e Muzeut të ri të Gjeologjisë, laboratorë modernë, salla leksionesh dhe ambiente studimi, duke u krijuar kushte më të mira studentëve dhe pedagogëve për zhvillimin akademik. Ky është një nga investimet më të rëndësishme për arsimin e lartë, pjesë e programit të qeverisë për modernizimin e universiteteve”, thotë Rama.