Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Mësohet se objekt i sulmit me lëndë plasëse ka qenë një lokal në lagjen “Besëlidhja”, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po kryen te gjithë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.