Pezullohet lundrimi i trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjellas.

Si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor, Kapitaneria e Portit Durrës bën me dije se era nga drejtimi Jug forca 8 Boufort, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjellas kanë pezulluar lundrimet në nisje sot datë 14.03.2024.

Ndërkohë, trageti Af Mia i linjës Ankona-Durrës-Ankona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut. Lundrimet në linjën Durrës~Bari~Durrës do të rifillojnë sipas grafikut në datën 15.03.2025.