Mario Përlleshaj që mbahet i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Përlleshaj përmes avokatit të tij mbrojtës ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon heqjen e masave të arrestit në burg të caktuar nga të dyja shkallët e gjykimit.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda që ende nuk ka caktuar një datë.