Rast i pazakontë është regjistruar në Lezhë, ku Policia ka arrestuar në një shpellë në zonën e Kalasë së këtij qyteti, 33-vjeçarin Valentin Kovaçi. Dyshohet se ky i fundit po fshihej aty që prej datës 7 mars, ditën kur ka sulmuar një 30-vjeçare, duke i vjedhur me dhunë çantën e dorës dhe madje ka tentuar edhe ta përdhunojë.
Gjatë kontrollit në vendin ku ai fshihej, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.
