E gjithë kjo sipas autoriteteve të stacionit të kësaj pike kufitare thanë se ka ardhur për shkak se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e jo vetëm pasi kanë kaluar festën e ditës së verës në Elbasan e kryeqytet po kthehen drejt qyteteve të tyre të banimit
Për të përballuar fluksin të dy policitë janë duke punuar me katër sportele në dalje për mjetet e vogla si dhe një korsi është lënë për mjetet e tonazhit të rëndë
Për të evituar radhët e gjata është rënë dakord nga dy policitë kufitare të punohet me procedurë të përshpejtuar për ata shtetas të cilat kanë dokumente të vendit fqinj
Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë e dalë me shume se 8500 shtetas.