Sot i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai u varros me një ceremoni në Burojë të Skenderajt ku morën pjesë familjarë e zyrtarë të Kosovës e Shqipërisë.
Ndërkohë, ish-presidenti Thaçi nuk është lejuar që të marrë pjesë në varrimit e babait.
“Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, ky ishte mesazhi i ish-presidentit në kurorën me lule.
Pak ditë para vdekjes, ish-presidenti erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij në QKUK i cili ishte i shtrirë aty për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore.