Spanja jugore është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke sjellë edhe përmbytje të mëdha. Autoritetet kanë udhëruar evakuimin e banorëve, të mbyllin rrugët dhe të anulojnë procesin e mësimit ditën e sotme.
Sipas mediave spanjolle, autoritetet urdhëruan evakuimin e 365 familjeve nga fshati Campanillas, pranë Malaga, të hënën vonë në mbrëmje, pasi një lumë në zonë doli nga shtrati.
Banorët që u evakuuan kaluan natën në një qendër sportive komunale, e cila shërbente si strehë e përkohshme. Shefi i mbrojtjes civile të Andaluzisë, Antonio Santh, njoftoi se 19 lumenj në rajon ishin në alarm të kuq për shkak të përmbytjeve.
La borrasca Laurence deja clases suspendidas, rescates en helicóptero, atrapados en vehículos y carreteras cortadas en Andalucía https://t.co/B0tvPndlZ4 pic.twitter.com/qp3IUO2MRh
— EL MUNDO (@elmundoes) March 18, 2025





