Nëse jeni adhurues të çamçakëzit atëherë nuk duhet të anashkaloni këtë detaj. Pas këtij artikulli mund të ndërgjegjësoheni dhe të shuani “dashurinë” e madhe që keni për to.
Ekspertët dhe veçanërisht stomatologët prej kohësh kanë folur për efektet anësore që jep përtypja e çamçakëzit, prishje të dhëmbëve e deri në deformime të nofullës. Por, studimet e fundit të shkencëtarëve kanë nxjerrë në dritë disa efekte të rënda që ka çamçakëzi në organizmin tonë.
Gjatë kohës që jeni duke përtypur një çamçakëz, duhet të dini se njëkohësisht jeni duke gëlltitur një sasi mikroplasike. Çamçakëzi lëshon mikroplastikë në pështymë, duke bërë që grimcat e dëmshme të depërtojë në organizmin tonë. Sipas studimit, këto grimca plastike të dëmshme mund të dëmtojnë qelizat e ADN-së, të shkaktojnë ndryshime në aktivitetin e gjeneve dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Në bazë të eksperimenteve nga persona të ndryshëm të cilët për një periudhë periodike përtypën çamçakëz të llojeve të ndryshme, u zbulua se mesatarisht 100 mikroplastikë lëshoheshin për gram çamçakëz. Megjithëse disa copa lëshonin deri në 600 mikroplastikë për gram.
Një person mesatar përtyp 160 deri në 180 çamçakëzë në vit. Kjo do të thotë që njerëzit konsumojnë rreth 30,000 mikroplastikë çdo vit vetëm nga çamçakëz, në krye të dhjetëra mijërave që konsumojnë nga ushqime dhe pijet e tjera.

Studiuesit zbuluan se një copë çamçakëz lëshon më shumë mikroplastikë brenda 2 minutave të para të përtypjes, pasi veshja e çamçakëzit prishet. Prandaj për të ulur sasinë e mikroplastikës që depërton në trupin tonë studiuesit sugjerojnë që më mirë të përtypet një çamçakëz për një kohë të gjatë, se sa të zëvendësohet herë pas here me një të ri.