Për teknikun e Teutës, Bledar Hodo, në takimin ndaj Skënderbeut do të lehtësohet edhe më shumë situata, pasi ai do të ketë të gatshëm grupin e plotë.

Ndërsa rikthime të rëndësishme janë ato të Tomës, i cili ishte i pezullar ndaj Vllaznisë, dhe Zogos, Krujës dhe Jazxhi të dëmtuar. Tashmë mbrojtësit janë rikuperuar dhe pritet të jenë të gatshëm ndaj Skënderbeut.

Teuta në tri javët e fundit ka pasur mungesa. Ndaj Partizanit ishte detyrë që Teuta të merrte pikët e plota, por s’ia doli, teksa tashmë nuk bën sens dhe pritet reagim i menjëhershëm.

Pauza e kampionatit ishte në një nga momentet më të mira të këtij sezoni dhe është parë si një motiv pune më shumë për të gjithë futbollistët duke qenë tashmë gati për ndeshjen e së enjtes.