Japonia ndodhet përballë një frikë për ekonominë e saj vendase, kjo sepse është vlerësuar se ekziston mundësia e humbjes së 1.8 trilion dollarë dhe mbi 300 mijë jetë të humbura në rast të një tërmeti të fuqishëm.
Një tërmet i tillë, sipas Reuters, i cili pritet prej vendasve, mund të shkaktojë cunami, e cila mund të pasojë në këto raporte shkatërruese për Japoninë.
Theksojmë se Japonia është një nga vendet më të prekura në botë nga lëvizjet tektonike. Ekspertët vlerësojnë mundësinë e një tërmeti me magnitudë 8 deri në 9 ballë përgjatë një zonë të njohur si Nankai Trough.
Në vitin 2011, ishte hera e fundit kur u regjistrua tërmeti me shkallë 9 magnitudë, që shkaktoi një cunami shkatërrues dhe shkrirjen e reaktorit të një termocentrali bërthamor duke shkaktuar humbje jetësh.